Personi që shikoni në foto quhet Hajrush Ziberi dhe është duke u lutur për jetën e tij
Ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnje, të cilët e torturojnë dhe e vritet nga ata që njihen si “Tigrat e Arkanit” në moshën 24 vjeçare.
Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.
Fotografi amerikan Ron Havivi tregon se bashkë me Hajrushin, atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu.
Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikmetën.
Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.
U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name).
Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku më pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.
Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë.
Njëra është e agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga RonHaviv.
Haviv tregon:
”E kam takuar në xhaminë e Bijelinës.
Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij.
Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre.
‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova.
I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë.
Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin.”
