BallinaLajmeBesim Beqaj: Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Banka Botërore do të...

Besim Beqaj: Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Banka Botërore do të zhvillojnë programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve dhe grave

Të ngjajshme

Nga 1 prilli bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton...

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj në kuadër të vizitës dhe takimeve të shumta në SHBA, në zyrat qendrore të Bankës Botërore është takuar me Paulo Correa Drejtor i Departamentit të Financave, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe me Mario Guadamillas Drejtor i Departamentit për Konkurrueshmëri dhe Praktika Ndërkombëtare të Inovacionit.

Pas këtij takimi Ministri Beqaj ka thënë se Banka Botërore është e përkushtuar për të ofruar asistencë teknike për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe përvojën e shumtë që ka në rajon dhe më gjerë.

Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë  me Bankën Botërore në zhvillimin e programe të përbashkëta me qëllim të përkrahjes së të rinjve dhe grave, si dhe më qëllim të rritjes ekonomike të Kosovës dhe krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Gjithashtu u akorduam për zhvillimin e programeve të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve, grave dhe sektorin privat në përgjithësi. Do të gjejmë mënyra për krijimin e fondeve të përbashkëta”, tha Ministri Beqaj.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz