BallinaLajmeThaçi, Haradinaj e Veseli shkelin Protokollin e Shtetit

Thaçi, Haradinaj e Veseli shkelin Protokollin e Shtetit

Të ngjajshme

Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka njohur deri tash Kosovën

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis...

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Protokolli i Shtetit kërkon të ketë bashkërendim të agjendës së presidentit, të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit në mënyrë që këta tre të mos jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit.

Por kjo rregull nuk po respektohet nga tre krerët institucionalë: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Kryeparlamentari Veseli ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa kryeministri Haradinaj është në prag të nisjes për në SHBA.

Në Ligjin për Protokollin e Shtetit shkruan saktësisht se tre liderët nuk guxojnë njëkohësisht të jenë jashtë shtetit.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Nenin 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit e mosrespektimi i Protokollit po vlerësohet si papërgjegjësi e drejtuesve të shtetit. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz