BallinaLajmeEkzekutohet vendimi i Haradinajt për grupin e Kumanovës, ndahen 290 mijë ...

Ekzekutohet vendimi i Haradinajt për grupin e Kumanovës, ndahen 290 mijë euro

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Pavarësisht se vendimi për ndarjen e 290 mijë eurove për familjet e grupit Kumanova, kishte shkaktuar përplasje mes kryeministrit dhe vartësve të tij, ai tashmë është ekzekutuar nga Ministria e Financave.

Vendimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, i marre në fund të vitit të kaluar për ndarjen e 290 mijë eurove për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës, tashmë është ekzekutuar.

Lajmin për pagesën e këtyre mjeteve ndaj 29 familjeve të këtij grupi, e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

“Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.09/13 te datës 10.11.2017, janë ndarë mjete monetare në vlere prej 290,000.00€ për 29 familjarë proporcionalisht, sipas listës së dërguar nga Kryeministria”, thuhet në përgjigjen e Shahinit.

Sipas Shahinit, pagesa është bërë nga kategoria shpenzime të pa parashikuara.

“Në zbatim të vendimit, pagesa e këtyre mjeteve është bërë nga ndarja buxhetore Shpenzime të pa parashikuara, nga programi Subvencione, me datë 15.12.2017”, tha Shahini.

Qeveria Haradinaj e kishte marrë vendimin me arsyetimin për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të këtij grupi të cilët gjatë 9 dhe 10 majit u përleshën në Kumanovë.

Më 2 nëntor Gjykata në Shkup dënoi me 746 vjet burg të akuzuarit për përleshjet në Kumanovë gjatë të cilave u vranë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 persona nga grupi i armatosur.

Kurse me 3 nëntor në Prishtinë ishte protestua kundër dënimit të tyre.

Para protestuesve doli kryeministri Haradinaj i cili, pastaj priti në takim familjarë të të dënuarve për përleshjen në Kumanovë. Disa ditë më vonë e mori vendimin për ndarjen e 290 mijë euove.

Por Haradinaj, u kritikua shumë për këtë vendim, madje u bë shkak i përplasje mes tij dhe vartësve të tij. Vet kryeministri e pati pranuar një gjë të tillë.

“E kom thirrë ministrin e Drejtësisë, a pe bon një propozim diqysh, tha po kqyri me vet qysh shkon, edhe i mshova vet prej zyrës së kryeministrit, shpejt e shpejt”, ka thënë Haradinaj.

“Në këto raste gjykimi i im është i shpejtë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ministri Abelard Tahiri, kur ishte pyetur nga Gazeta Insajderi, nuk ka dashur të komentoj rreth këtij rasti.

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz