BallinaRegjionalePDK-ja reagon në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin komunal të...

PDK-ja reagon në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin komunal të Skenderajt

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

 

Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari, sot ka adresuar akuza ndaj degës së PDK-së në Skenderaj, dhe partive tjera tjera opozitare të cilat kanë bojkutuar seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Dega e PDK-së në Skenderaj ka squar nëpërmjet një komunikate arsyet pse sot asambleistët e saj e kanë bojkutuar seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Lexojeni të plotë komunikatën e Degës së PDK-së në Skenderaj:

Më qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Skenderajt, të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në Skenderaj dhe opinionit publik në përgjithësi, Dega e PDK-së në Skenderaj informon me sa vijon:

Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt në seancën e mbajtur më 30 janar 2018, ka lëshuar seancën si veprim politik dhe nuk është pajtuar me formën dhe proceduarën e zgjedhjes së komiteteve të përhershme  si organe të Kuvendit komunal të Skenderajt.

Thirrja e seancës së njëjte nga Kryesuesja e Kuvendit duke ditur apriori vendimin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së dhe duke llogaritur në votat e një pjese të opozitës (votues të saj), është tregues i qartë i jo profesionalizmit papërgjegjësisë dhe papërvojës së studentes së arkitekturës. E gjithë kjo marrë parasysh procedimin e çështjeve pronësore pa u konstituuar organet e Kuvendit siç është KPF (Komiteti për Politikë e Financa).

E informojmë opinionin publik dhe qytetarët e Skenderajt se Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk ka sabotuar dhe nuk do të sabotojë punën e Kuvendit dhe Kryeartit të  komunës Bekim Jashari, përkundrazi do të mbështesë çdo iniciativë dhe projekt që është në të mirë të qytetarëve të Skenderajt.

Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk do të bie pre e etiketimeve dhe presioneve e publike e jo publike që po u bëhen anëtarëve të tij, për të përkrahur punën e Kryesueses së Kuvendit komunal që po vepron në kundërshtim me përgjegjësitë ligjore të saj dhe duke bërë veprime të jashtëligjshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz