BallinaLajmeMoti: Ja kur do të bie borë në Kosovë

Moti: Ja kur do të bie borë në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ditëve në vijim pritet të kemi mot më dinamik, me kalimin nga rajoni të dy vorbullave ciklonike nga perëndimi i kontinentit. Njëra pritet të kaloj të mërkurën, që do të sjellë kushte për reshje shiu, ndërsa ditëve të fundjavës një tjetër vorbull pritet të kaloj më në jug të rajonit, e me shtrirjen e masave më të ftohta ajrore nga veriu do të kushtëzojë mundësi edhe për reshje bore.

6.02 – Gjatë ditë së sotme vransirat gradualisht do të shtohen, e vonë gjatë natës vende-vende priten edhe reshje shiu.

7.02 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes dhe në mbrëmje vende-vende me reshje të dobëta shiu.

8.02 – Mot kryesisht me vransira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

9.02 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

10.02-11.02 – Mot i ftohtë dhe i vranët. Të shtunën paradite fillojnë të reshura shiu, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje të qëndrueshme bore. Reshjet e borës kohëpaskohe vazhdojnë edhe ditën e diel.

Moti dinamik gjatë ditëve të ardhshme me erëra, pritet të sjell përmirësim në vlerat ditore të AQI që do të luhaten në mes vlerave të mira dhe mesatare, ndërsa të premten vlerat maksimale kanë tendencë të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të zbresin rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 8C deri në 9C, e në fundjavë do të zbresin në 2C deri 4C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 7-10m/s, me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz