Një punëtor ndërtimi ka mbijetuar mrekullisht pasi një hekur i ndryshkur iu ngul ngul në vithe dhe i preku organet e brendshme.
Punëtori i paidentifikuar u dërgua në spital pasi ra nga skela dhe përfundoi mbi hekur gjatë punimeve në Chenzhou të Kinës,
Punonjësi 64-vjeçar përfundoi në gjendje të rëndë pasi në hekur betoni i ndryshkur i preku ati organet jetësore.
Ai u trajtua në spitalin e parë të qytetit për lëndimet e tij.
Hekuri iu ngul në vithe dhe i preku zgavrën e kraharorit.
Metali u nxor nga mjekët pas gjashtë orëve operacion.
Mjekët thanë se punonjësi pësoi dëmtime në organe të shumta të brendshme, duke përfshirë një nga mushkëritë e tij gjatë, aksidentit.
Ai mbijetoi në operacionin e shpëtimit të jetës dhe është në gjendje kritike por të qëndrueshme.
Mbetet në njësinë e kujdesit intensiv, dhe po merr frymë nëpërmjet ventilimit mjekësor. /albeu.com/
