BallinaLajmeZhvillime rreth vrasjes të së miturit, Aulon Zeka

Zhvillime rreth vrasjes të së miturit, Aulon Zeka

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër pritet të mbahet seanca e kryesore ku do të shqyrtohen provat për vrasjen e të miturit Aulon Zeka.

Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info avokati i rastit Skënder Musa.

“Nesër është seancë kryesore ku do të shqyrtohen provat. Pas kësaj besoj që nuk do të ketë më shumë se dy seanca” ka thënë shkurt avokati Skënder Musa.

Avokati mbrojtës i familjes Zeka, Skënder Musa në një intervistë javë më parë për portalin Arbresh.info ka thënë se ka fakte të mjaftueshme për dënimin e të dyshuarve.

“Presim që të dyshuarit të dënohen dhe të marrin dënimin e merituar, sepse kemi të bëjmë me një vepër të rëndë, mund të themi që është vepra më e rëndë që është kryer që nga pas lufta”, tha Musa.

Avokati Musa ka thënë se provat që posedon gjykata janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar.

“Provat janë të parrëzueshme, dhe i lidhin elementet mes dy kryesve të veprës penale të pashmangshme. Jemi të bindur se provat janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar. Ne presim që vendimi të jetë i drejtë the i pandikuar nga faktorë të jashtëm. Besojmë që gjykata nuk do të lejoj të jetë e ndikuar nga faktorët e jashtëm. Deri më tash puna ka shkruar me korrektësi”, tha ai.

Aulon Zeka është vrarë me 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar tre të miturit.

Të dyshuarit për vrasjen e  Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz