BallinatoplajmiPas plotë 51 viteve fshati i Kosovës bëhet me shkollë të re

Pas plotë 51 viteve fshati i Kosovës bëhet me shkollë të re

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Pas plotë 51 viteve, fshati Druar i Vushtrrisë sot është bërë me shkollë të re. Ndërtimit të këtij objekti, përurimi i së cilës është bërë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, i janë gëzuar banorët e fshatit Druar.

Nxënësit, prindërit por edhe banorët e  fshatit  Druar për objektin e ri shkollor i ka uruar kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, i cili me këtë rast tha se është shumë e rëndësishme ndërtimi i objektit shkollor në këtë fshat, pasi që objekti i deritanishëm nuk i plotësonte më kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Tani nxënësit e kësaj shkolle do të mund të ndjekin mësimet në kushte shumë më të mira se sa që kanë qenë deri më tani, kurse arsimtarëve u është mundësuar një ambient i përshtatshëm për punë dhe mbarëvajtje të procesit mësimor.

“Me këtë rast dua t’iu uroj për shkollën e re me dëshirën që të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë në këtë shkollë. Ne si institucione komunale do të angazhohemi edhe më shumë që të sigurojmë kushte dhe ambient më të përshtatshëm për nxënësit dhe arsimtarët e komunës sonë, të krijojmë hapësira dhe ambiente adekuate edhe për mësim praktik, duke synuar kështu që të rrisim cilësinë e arsimit në të gjithë komunën tonë”,- ka thënë ndër të tjera kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kurse drejtori i shkollës fillore ‘Abdyl Frashëri’ në Druar, Vesel Uka, tha se ka qenë tejet e nevojshme ndërtimi i një objekti të ri shkollor në këtë fshat për arsye se objekti i deritanishëm i cili ka qenë i ndërtuar më se 51 vite më parë, tashmë i vjetruar, nuk ka përmbushur as kushtet minimale për mbajtjen dhe zhvillimin e procesit mësimor.

“Falënderojmë institucionet komunale për angazhimin e tyre dhe realizimin e këtij projekti, pasi që kishim shumë nevojë për një objekt të tillë. Tani neve na është mundësuar të punojnë në kushte normale dhe të zhvillojmë preces normal mësimor”,- është shprehur drejtori Uka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz