KEDS ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në komunë e Drenasit, transmeton Drencia Press
Sipas njoftimit zyrtar, pothuajse i gjithë qyteti i Drenasit do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Më poshtë mund të gjeni kohën dhe vendet, se ku pritet të ketë reduktime të rrymës në Drenas dhe në fshatrat përreth.
Më 06.02.2018 në TS 220/35kV Elektrana A do të ndërprehet:
- LP 35/10kV Drenasi (Kodi: 160210)prej orës 10:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Soliterat, Posta,Te Shtëpia e Shëndetit, Muratori 2000, Kullla com, Shtëpiza 2 (Rukolli), Drenasi Lagjja e Feroniklit, Çikatovë e Vjetër (TS Morinët), Qendra Zejtare Lokalet, Gurthyesi kalaja e Drenicës, Trasingu, Gurëthyesi Lladrovci, Korretica e Epërme (një pjesë) dhe Agani, Shkolla e mesme, Korotica, Sankovci, Fushtica Florim Kurrumeli Gllanaselle, Gllobari, Vërboci, Tërsteniku, Çikatova, Gllanasella dhe Dobrosheci, Poklek i ri, Korretica e Ulët, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek, Hib Petrol Zabel, Pokleku, Vasileva, Sefë Hasi-Ferma e lopëve, Rexhep Cërrvadiku, Zabeli i Ulët, një pjesë e Llapushnikut, Poterku, Llukovci, Shtrubullova,, Krajkova, Domaneku, Baica, Tërdevci dhe Obria.
Arsyeja e ndërprerjes: Testime i pikës matëse.
Më 07.02.2018 në TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet.
- Dalja 10 kV Shtrubullova (Kodi: 16021004)prej orës 11:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc dhe Obri.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i LP-it 10 kV.