BallinaLajmeGoditje brutale nga Neto, Godín humbi tre dhëmbë (video)

Goditje brutale nga Neto, Godín humbi tre dhëmbë (video)

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Diego Godín duhej të zëvendësohej në fillim të “aktit” të dytë të ndeshjes Atletico-Valencia, pas humbjes së tre dhëmbëve në një përplasje brutale me Neto.

Mbrojtësi uruguajan u pa me gjak në gojë dhe u largua nga “Metropolitan Wanda”. Juanfran u fut në vendin e tij.

Ky ishte zëvendësimi i dytë i detyruar për Simeone, pasi Savic, gjithashtu, duhej të largohej në pjesën e parë dhe Giménez mori vendin e tij.

Atlético Madrid e mundi minimalisht Valencian, në sajë të golit të Ángel Correa, në minutën e 59-të. Lojtarët e Simeones ngushtuan me dy pikë distancën nga Barcelona, për të qenë aktualisht nëntë pikë prapa liderit të La Liga-s.

Diego Godín pësoi një goditje të fortë në pjesën e dytë, që e detyroi atë të largohej nga fusha.

Pas një eksplorimi të parë, raporti mjekësor thotë se lojtari vuan nga një traumë e fortë fytyre, që ka shkaktuar edhe një thyerje “dentoalveolare”, duke humbur tre dhëmbë. Uruguajanit i është dashur një “rindërtim” nga specialisti “maxillofacial”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz