Sëmundja e diabetit i mori dy këmbët Kristaq Nikës, por jo kurajën. 61 vjeçari nga fshati Goranxi i Gjirokastrës ka ndërtuar një ashensor për të mos u mbyllur në shtëpi.
“Mos e nxirr ashensorin në televizion se më vjedhin patentën, thotë me të qeshur. “Të gjithë nuk e morën seriozisht kur thashë se do ndërtoja ashensorin”, shprehet Taqi, për Zërin e Amerikës. “Por unë s`mund të jetoja në shtëpi, si në burg”.
Kur është kohë e mirë Taqi del tek ballkoni i shtëpisë për të parë në Luginën e Drinos e kamionët e mëdhenj tregtarë që kalojnë në autostradën që lidh Gjirokastrën me Kakavijën.
- Advertisement -