BallinaRegjionaleDrenasAmbasadorja e këtij shteti mik pritet nga kryetari Lladrovci

Ambasadorja e këtij shteti mik pritet nga kryetari Lladrovci

Të ngjajshme

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të...

Torino i kundërpërgjigjet Milanit

Torino ka barazuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Festa e milanistëve...

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç e cila ishte e shoqëruar nga përfaqësuesi i organizatës turke “TIKA”, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e zhvillimit ekonomik në Drenas dhe mundësitë e investimeve nga bizneset turke.

Në takim, kryetari Lladrovci ka njoftuar ambasadoren Kiliç për mundësitë që ofron Komuna e Drenasit për zhvillimin e bizneseve, projektet që janë planifikuar të kryhen gjatë këtij viti dhe projektet që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit. Lladrovci ka falënderuar ambasadoren Kiliç për përkrahjen që i ka ofruar organizatës për gruan dhe ka ftuar atë që t’i njoftojë bizneset turke për mundësitë që ofron Drenasi për investime dhe zhvillimin e biznesit. Ambasadorja Kiliç ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe është zotuar se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore për t’i sjellur bizneset turke në Drenas.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç, është shoqëruar nga kryetari Lladrovci dhe kanë vizituar edhe asamblistët ku ju ka uruar suksese në punë për të mirën e Drenasit.

Kiliç po ashtu ka vizituar edhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz