BallinaLajmePD reagon mbi problematikën e ndotjes se ajrit në vend

PD reagon mbi problematikën e ndotjes se ajrit në vend

Të ngjajshme

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Dega e Tretë e Partisë së Drejtësisë (PD) në Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj për ndotjen e enorme të ajrit në kryeqytetin tonë që kap vlerat më të larta në të gjithë botën. Duke i kujtuar nivelit lokal dhe atij qendror se sikur të zbatohej korniza ligjore në fuqi përkatësisht Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Udhëzim Administrativ ‘Për Normat e Lejuara të Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e  Lëvizshme të Ndotjes’, do të kishim një situatë krejt me ndryshe.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është parandalimi dhe zvogëlimi i lirimit të gazrave të dëmshme në ajër nga burimet e lëvizshme siç janë automjetet, ku sipas statistikave automjetet dalin të jenë ndotësi kryesorë në të gjitha stinët e vitit.

Në përmirësimin e gjendjes se ajrit do të ndikojë edhe menaxhimi më i mirë nga Komuna, duke lehtësuar transportin, duke iu krijuar qytetarëve alternativa për parkingje jashtë qytetit dhe qasjen e tyre më të lehtë në transportin publik.

Kjo situatë po neglizhohet nga Komuna e Prishtinës për vite me radhë dhe ka sjell një gjendje ku kryeqyteti ynë është bërë vendi me i rrezikshëm për jetesë.

Kosova ka një infrastrukturë të mirë ligjore që do të ndikonte në një gjendje shumë më të mirë të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz