BallinaLajmeJa çfarë thotë Bekim Haxhiu pas shkarkimit nga Sami Lushtaku dhe PDK...

Ja çfarë thotë Bekim Haxhiu pas shkarkimit nga Sami Lushtaku dhe PDK në Skenderaj

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryesia e degës së PDK’së në Skenderaj, në një mbledhje të mbajtur sot, të udhëhequr nga Kryetari i degës, Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga dega 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Dega në Skenderaj e PDK’së ka shkarkuar edhe Bekim Haxhiun, i njohur si Kamishi, nga pozita e nënkryetarit të Degës.

Nënkryetari i Degës së PDK në Skenderaj, Bekim Haxhiu, ka thënë për Gazetën Express se nuk e pranon shkarkimin që i është bërë nga kjo degë. Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se këtë po e bën për qëllime të veta.“Unë nuk jam shkarkuar. Nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”, ka deklaruar Kamishi për Express.”Vendimin për shkarkime e merr vesh Kadri Veseli. Ai i ka shpallur edhe zgjedhjet në Skenderaj. Sami Lushtaku këtë po e banë për interesa të veta”, ka thënë ai. “Unë as që jam thirrë në këtë mbledhje qe është mbajtur në Skenderaj. Nuk janë thirrë as anëtarët e tjerë. Ky vendim është marrë na bazë të tre a katër njerëzve. Mu mundet me më sharku veç qytetari me votën e tij”, ka thënë Haxhiu.Ai ka thënë se vendimet për shkarkime të tilla kanë prapavija tjera. Thotë se këtë pozitë nuk mund t’ia marrë askush, pasi siç thotë, ai këtë e ka me votën e qytetarëve.”PDK nuk ka mbajtë mbledhje të rregullt. Ajo është një mbledhje që e ka mbajt Sami Lushtaku me grupin e tij. PDK tash i ka shpall zgjedhjet dhe mund të merr pjesë në të secili prej nesh”, ka treguar ai.Kryesia e degës, me propozim të kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.Në bazë të këtij vendimi Bekim Haxhiu që nga sot nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njejti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj.Në arsyetimin e propozimit, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se  Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz