BallinaLajmeZëvendëskryeministri thotë se janë të pakuptimta vonesat në krijimin e Ushtrisë

Zëvendëskryeministri thotë se janë të pakuptimta vonesat në krijimin e Ushtrisë

Të ngjajshme

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Në nëntë vjetorin e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çdo vonesë në transformimin e FSK-së në ushtri është e pakuptimtë.

Hoxhaj tha se transformimi i FSK-së në ushtri është çështje e rëndësisë së madhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Këto komente, Hoxhaj i bëri përmes një postimi në Twitter, ku edhe theksoi se gjatë këtyre viteve, FSK-ja ka dëshmuar profesionalizëm dhe ka shënuar suksese të shumta në misione Brenda dhe jashtë vendit.

“Para nëntë vitesh Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që nga atëherë, FSK-ja ka treguar profesionalizëm dhe suksese të shumta në misionet e saj brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është çështje kritike dhe çdo vonesë më shumë është e pakuptimtë”, është postimi i plotë i Hoxhajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz