back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeMirënjohës për Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Mirënjohës për Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Të ngjajshme

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Rëndohet dosja, Russell Brand sërish akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

Russell Brand është akuzuar sërish për përdhunim dhe sulm...

“Duam ngritje të pagave” – Punëtorët e KEK-ut protestojnë në qendër të Prishtinës

Punëtorët e KEK-ut kanë filluar protestën në qendër të...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe te varri i Presidentit të parë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, në shënim të përvjetorit të 12-të, të vdekjes së tij.

- Advertisement -

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktari, vizitoi familjen e presidentit Rugova, ku u prit nga bashkëshortja e tij, Fana, djemtë Mendimi e Uka, vajza Teuta, si dhe anëtarët tjerë të familjes.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë figurën e presidentit Dr.Ibrahim Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij.

Duke e siguruar familjen Rugova se do të jetë gjithmonë pranë tyre, kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe populli i saj do të jetë përjetë mirënjohës dhe falënderues Dr. Rugovës, për gjithë atë që presidenti Rugova ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët.

“Është përvjetori i vdekjes së presidentit tonë të parë dhe historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. I bëmë nderim te varri dhe vizituam edhe familjen. Sot për simbolikë, ashtu sikur edhe presidenti ka qenë çdo herë i përcaktuar, sytë dhe orientimin kah Amerika, unë kam një bashkatdhetar, shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktarin, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë afër presidentit. Nuk është i vetmi, ka pasur shumë shqiptarë që e kanë përkrahur atë lëvizje për Kosovën e pavarur para luftës, gjatë luftës, por edhe sot. I shprehim respekt jetës dhe veprës së presidentit Rugova. Është një respekt i përjetshëm. Lavdi”, ka thënë kryeministri Haradinaj, pas vizitës që i bëri familjes së presidentit Rugova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz