back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBerisha: Punëtorët e larguar nga puna të nisin betejën ligjore ndaj Komunës...

Berisha: Punëtorët e larguar nga puna të nisin betejën ligjore ndaj Komunës së Drenasit

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...
- Advertisement -

Asamblisti Vehbi Berisha ka reaguar për mos prezencën e PDK-së, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare në Drenas.

- Advertisement -

Berisha ka shkruar se në këtë seancë do të ngriste një çështje e cila burimin e ka në legjislaturën e kaluar.

Në kohen kur Kryetar i Komunës së Drenasit ishte Nexhat Demaku, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të datës 09.02.2016, me shumicë votash ishte marr vendim që 5 punëtoret e sigurimit të ktheheshin si punëtorë të rregullt të Komunës siç kishin qenë dikur (dëshmi për ketë është procesverbali i mbledhjes së KK të datës 09.02.2016, gjejeni të bashkangjitur në ketë postim). Por meqenëse ky vendim ishte marr në kohen kur buxheti komunal për atë vit ishte miratuar, asokohe u pat vendos që zbatimi i këtij vendimi të bëhet menjëherë posa të sigurohen mjete financiare për paga qoftë me rishikimin e buxhetit të vitit 2016 ose më së largu prej 1 Janarit 2017 e tutje. Por ky vendim i Kuvendit Komunal të Drenasit asnjëherë nuk u jetësua, madje tashmë së fundi Kryetari aktual i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, punëtorët e lartcekur i ka larguar krejtësisht nga puna edhe pse për ta Kuvendi Komunal i Drenasit ka marr vendim ma herët që të kthehen nen buxhetin e Komunës së Drenasit.

Berisha ka inkurajuar punëtorët e larguar nga puna që të fillojnë betejën ligjore ndaj Komunës së Drenasit, meqë për këtë ekzistojnë edhe dëshmitë e procesverbaleve dhe video-inçizimet.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Berishës

Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar përkrahës, siç ju kemi njoftuar për ditën e djeshme ishte thirrur seancë e jashtëzakonshme me të vetmen pikë diskutimi si në vijim:

1) Mos respektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u thirr me iniciativën e opozitës në Drenas ku nënshkrues për thirrjen e kësaj seance isha edhe unë se bashku me tre Asambleistët tjerë nga NISMA për Kosovën. Kjo seancë e jashtëzakonshme u mbajt formalisht, por realisht opozitës iu pamundësua ta shpreh para foltores së kuvendit atë se për çka u thirr kjo seancë dhe e krejt kjo u pamundësua nga pushteti aktual i PDK-së.

Në pamundësi të diskutimit në seancën e thirrur, atëherë dua të ndaj me ju çështjen të cilën jam pas përgatitur ta ngriti për diskutim në Kuvendin Komunal të Drenasit, si në vijim:

Në kohen kur Kryetar i Komunës së Drenasit ishte Nexhat Demaku, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të datës 09.02.2016, me shumicë votash ishte marr vendim që 5 punëtoret e sigurimit të ktheheshin si punëtorë të rregullt të Komunës siç kishin qenë dikur (dëshmi për ketë është procesverbali i mbledhjes së KK të datës 09.02.2016, gjejeni të bashkangjitur në ketë postim). Por meqenëse ky vendim ishte marr në kohen kur buxheti komunal për atë vit ishte miratuar, asokohe u pat vendos që zbatimi i këtij vendimi të bëhet menjëherë posa të sigurohen mjete financiare për paga qoftë me rishikimin e buxhetit të vitit 2016 ose më së largu prej 1 Janarit 2017 e tutje. Por ky vendim i Kuvendit Komunal të Drenasit asnjëherë nuk u jetësua, madje tashmë së fundi Kryetari aktual i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, punëtorët e lartcekur i ka larguar krejtësisht nga puna edhe pse për ta Kuvendi Komunal i Drenasit ka marr vendim ma herët që të kthehen nen buxhetin e Komunës së Drenasit.

Prandaj kjo ishte ajo për të cilën doja ta diskutoja në seancën e jashtëzakonshme pasi që mendoj se kjo ishte njëra nder çështjet që përputhej plotësisht me piken e rendit të ditës dhe mendoj se kemi të bëjmë me shkeljen e një vendimi i cili është marrë me shumicë votash dhe kësisoj padrejtësisht po i humbet e drejta punës për punëtorët e lartcekur. Duke qenë se kjo çështje është e dokumentuar dhe e filmuar unë do ti inkurajoj punëtorët e larguar nga puna që ta fillojnë betejën ligjore ndaj Komunës së Drenasit për largimin e tyre nga puna sepse kanë dëshmi të pakontestueshme si: procesverbalin e mbledhjes i cili është dokument zyrtar i cili pasqyron vendimet dhe diskutimet në mbledhjet e kuvendit si dhe po ashtu edhe viedoincizimi i seancës në fjalë.

PS: https://youtu.be/9ku6iF4yDXc Ky është linku i videoincizimit të seancës së datës: 09.02.2016, ku diskutimet për çështje e përshkruar fillojnë nga minuta 1:33:01 e tutje.

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Image may contain: text
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz