back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHamëz Jashari në gjuhën serbe: Askush nuk e mban mend se në...

Hamëz Jashari në gjuhën serbe: Askush nuk e mban mend se në këtë tokë ka pasur serbë (Video)

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari në vitin 1998 kishte dhënë një intervistë të rrallë në gjuhën serbe.

Në intervistën e transmetuar në kuadër të një dokumentari të realizuar nga televizioni serb RTS, Hamëz Jashari thotë se vetëm i çmenduri mund të niset drejt tokës së Kosovës kur e di se kjo hapësirë është dhe ka qenë gjithmonë tokë etnike shqiptare, transmeton Veriu.info.

Ai po ashtu shton se askush nuk mban mend se këtu ndonjëherë ka pasur serbë, por që serbët gënjejnë dhe shkruajnë historinë ashtu siç iu konvenon atyre vetë.portali Veriu.info.

“Kush është i çmendur tash të qëndrojë në mal kur çdo cep këtu është tokë etnike shqiptare. Tokë etnike shqiptare… Askush nuk mban mend se këtu ndonjëherë ka pasur serbë. Që nga ilirët dhe para ilirëve, pellazgët, që kur dielli ngroh këtë tokë ne jemi këtu. Serbët kanë ardhë këtu që nga viti 1928, më parë kurrë nuk kanë qenë. Ata gënjejnë dhe e shkruajnë historinë ashtu siç u konvenon”, shprehet ai./Infopress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz