back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëFillon mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane

Fillon mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -
Në orët e para të ditës së sotme filloi mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, pasi u bllokua në Senat projektligji për financimin e buxhetit. Autorizimi për shpenzime qeveritare skadoi në mesnatë, duke filluar kështu automatikisht ndalimin e të gjithave funksioneve jothelbësore qeveritare. Kjo shkaktoi debate të nxehta ndërmjet senatorëve, të cilët megjithatë mblidhen sërish sot për të diskutuar për mundësinë e një financimi të përkohshëm të buxhetit të qeverisë deri më 8 shkurt.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas dështimit të financimit të qeverisë, duke fajësuar senatorët demokratë për fillimin e mbylljes së qeverisë federale.

“Dua të rikthej në vëmendje të kolegëve të mi, deklaratën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet qartë se ‘nuk do të negociojmë për statusin e personave të paligjshëm në SHBA, ndërsa demokratët mbajnë peng shtetasit tanë të ligjshëm, me kërkesa të pamatura’. Kjo përfaqëson këndvështrimin e Shtëpisë së Bardhë për situatën. Dhe, ne sapo përjetuam këtu në Senat vendimin cinik të demokratëve për të lënë mënjanë miliona amerikanë, për hir të lojërave të tyre të papërgjegjshme politike”, deklaroi Senatori Mitch McConnell, udhëheqësi i shumicës në Senat.

Udhëheqësi i pakicës, Senatori demokrat Chuck Schumer, akuzoi Presidentin Donald Trump për hedhjen poshtë të një marrëveshjeje që ishte arritur për emigracionin dhe shpenzimet qeveritare.

“Sot në mëngjes, Presidenti Trump më ftoi në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për këto çështje dhe unë pranova. Patëm një diskutim të gjatë dhe të konsiderueshëm. Në shkëmbim të pranimit të ruajtjes së programit DACA, unë ofrova të konsideronim edhe çështjen e murit kufitar. Por, as kjo nuk mjaftoi për ta bërë Presidentin që të arrijë një marrëveshje. Shumë demokratë nuk dëshirojnë të flitet për murin. Madje edhe shumë republikanë. Por, ishim të gatshëm të arrinim një kompromis me Presidentin”, tha Senatori demokrat Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës në Senat.

Demokratët kërkojnë një votim të menjëhershëm në Kongres për një paketë reformimi të emigracionit, e cila do të mbronte nga deportimi qindra mijëra emigrantë pa dokumenta, të sjellë në SHBA kur ishin fëmijë.

Republikanët theksojnë se sidoqoftë, ata nuk do të përballen me rrezikun e deportimit deri në muajin mars, kur skadon programi DACA./VOA

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz