Feronikeli vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Klubi nga Drenasi ka transferuar Ardit Jaupajn nga Flamurtari, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Ai është prezantuar nga kryetari Naser Ramaj.
“Ardit Jaupaj është lojtari më i ri i cili tashmë është bërë pjesë e KF. Feronikelit, me qëllim të përforcimit të ekipit, i cili me lojtarët e mëparshëm dhe me transferet e ditëve të fundit, po synon që të kthehet në pozitat e para të ligës.
Ai është transferuar nga Flamurtari, teksa më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Partizanit.
Presidenti i KF. Feronikelit, Naser Ramaj, tha se ardhja e Jaupajt në ekip, do të jetë një hap më shumë i bërë drejt arritjes së qëllimeve për t’u kthyer në luftë për titull”, thuhet në njoftim.