back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMolliqaj – Kurteshit: Akuzat e tua, a janë qëndrim zyrtar i Lëvizjes

Molliqaj – Kurteshit: Akuzat e tua, a janë qëndrim zyrtar i Lëvizjes

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka reaguar pas një deklarate të sekretarit organizativ, Ismajl Kurteshit i cili e akuzoi se po mban takime ilegale me aktivistë të Lëvizjes dhe se po u flet për “çarje të madhe” në këtë parti.

Molliqaj ka shkruar në Facebook se kjo deklaratë është antidemokratike dhe me shumë të pavërteta, sidomos në kohën kur po diskutohen dallimet brenda organizatës.

Molliqaj ka sqaruar se dy takime janë mbajtur me strukturat e Lëvizjes në Pejë dhe Deçan dhe se qëllimi i tyre ka qenë diskutimi i gjendjes në të cilën gjendet partia.

‘’Duke qenë se unë jam pjesë e Lëvizjes dhe deputet i saj, nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ”takim ilegal”. Meqenëse këto ditë janë thirrur shumë në statutin e Lëvizjes, pres nga ai që të përgjigjet se cila pikë e këtij statuti ndalon takime të tilla ose i vlerëson ato si ”ilegale”.’’, ka shkruar Molliqaj, transmeton Periskopi.

Ai po ashtu shprehet i shqetësuar që Kurteshi këtë lloj gjuhe siç thotë ai, po e përdor çdo ditë në secilin takim me anëtarë.

Molliqaj ka pyetur edhe nëse kjo deklaratë e tij është diskutuar në kryesi të Lëvizjes dhe a është vendim i kryesisë që kjo deklaratë të jetë qëndrim zyrtar i Lëvizjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz