Një cisternë e cila ishte duke bartur lëndë djegëse është vetëaksidentuar rrugës për Pejë, konkretisht në dalje të Fushë Kosovës. Burime të Express bëjnë me dije se cisterna mbante 20 ton gaz (plin)
Nga ky vetëaksident ka mbetur i lënduar ngasësi i automjetit dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Tashmë policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por pos tyre, aty janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit.
Express merr vesh se drejtimi i kyçjes në autostradë nga Fushë Kosova për në Prishtinë dhe drejtimi i daljes nga autostrada, në drejtim të Pejës janë të bllokuara për shkak të rrezikut.
Këto janë pamjet e siguruara nga Express nga vendi i ngjarjes:



