back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKëta veteranë të UÇK-së distancohen nga deklarata e Nasim Haradinajt për Delawien

Këta veteranë të UÇK-së distancohen nga deklarata e Nasim Haradinajt për Delawien

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Pas deklaratës së sekretarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka fyer ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, veteranë të UÇK-së janë distancuar nga deklarata e tij, duke e cilësuar atë skandaloze.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci, me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ia ka kujtuar Haradinajt se kur flet ambasadori Deawie flet Amerika, e dihet ç’është Amerika për ne.

Godanci e ka quajtur skandaloze deklaratën e Haradinajt, dhe ka shtuar se deklarata që ka bërë ai është personale dhe jo të veteranëve të UÇK-së.

Ai ka shkruar se për Haradinajn ndoshta Delawie është një “palaço”, por për të (Godancin) ka thënë se ambasadori është Amerika dhe i ka kërkuar të kuptojë që kur flet Delawie, flet Amerika.

Edhe veterani nga Ferizaji, Bashkim Fazliu, si njëri ndër veteranët më të vjetër të UÇK-së në Ferizaj, si ish-sekretar për 14 vjet i OVLUÇK-Ferizaj, si ish-anëtar i Shtabit të ZO të Nerodimes (epror i ndërlidhjes), po ashtu është distancuar nga deklarata e Haradinajt.

“Distancohem publikisht nga çdo deklaratë fyese që bëhet sidomos në emër të veteranëve kundrejt SHBA-ve dhe përfaqësuesve zyrtarë të tyre. Ne, veteranët dhe luftëtarët e vërtetë e dimë fort mirë se kush është miku më i mirë dhe aleati ynë më i qëndrueshëm, që na është gjetë në momentet më kritike të ekzistencës tonë! Prandaj, luftëtarët e vërtetë do të distancohen pa dallim ndaj cilitdo që fyen miqtë tanë, partnerët tanë. Ne me amerikanët kemi vëllazëri gjaku dhe asnjë individ qoftë andej, qoftë këndej, nuk do të mund ta prishë këtë vëllazëri të shenjtë të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit! E përsëris se nuk është interes i Amerikës ne me qenë me ata, por është interesi i Shqiptarëve me qenë me Amerikën! “, thuhet ne deklaratën e Bashkim Fazliut -Migjenit.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz