back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaRegjionaleLajm i mirë për qytetarët e Skenderajt, spitali i qytetit pajiset me...

Lajm i mirë për qytetarët e Skenderajt, spitali i qytetit pajiset me këto aparatura (FOTO)

Të ngjajshme

Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka pranuar një donacion mjaft të vlefshëm, duke u pajisur me  aparaturë – një EKG 12 kanaleshe me gjithë pjesët e nevojshme rezervë si dhe pajisje për laborator për ekzaminimin e HbA1c, që është një metodë shumë e avansuar për matjen e hemoglobinës së glukozuar. Hba1c përdoret kur diabeti është diagnostikuar, për të matur sheqerin në gjak dhe kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit, tranmseton Drenica Press.

Sipas Drejtorit të Shëndetësisë Osman Veliut, këto aparatura janë dhënë donacion në kuadër të projektit AQH.

Përmes një postimi Drejtori i Shëndetësisë Osman Veliu, ndër të tjera shton: “Në kuadër të Projektit AQH ( Kujdes të Qasshëm e Cilësor ), QKMF nëSkenderaj ka pranuar aparaturë – një EKG 12 kanaleshe me gjithë pjesët e nevojshme rezervë si dhe pajisje për laborator për ekzaminimin e HbA1c, që është një metodë shumë e avansuar për matjen e hemoglobinës së glukozuar. Hba1c përdoret kur diabeti është diagnostikuar, për të matur sheqerin në gjak dhe kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit. Këto pajisje janë vetëm vazhdimësi e këtij projekti. Ne jemi duke punuar me përkushtim me AQH për të përmbyllur kompletimin e ordinancave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme dhe të një cilësie të lartë. Deri tani janë siguruar 6 ordinanca të MF.
Projekti AQH në Kosovë është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe është duke u implementuar nga Konsorciumi Swiss TPH dhe Save the Children.
Me këtë rast, falenderojmë AQH dhe në veçanti Qeverinë Zviceriane për përkrahjen e vazhdueshme për kujdesin shëndetësor në Skenderaj”./DRENICA PRESS/

Fotografia e Skënderaj Qyteti im

Fotografia e Skënderaj Qyteti im

Fotografia e Skënderaj Qyteti im

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz