back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeKryeministri i reagon Nasim Haradinajt, për fyerjen që i bëri Delawies

Kryeministri i reagon Nasim Haradinajt, për fyerjen që i bëri Delawies

Të ngjajshme

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

E pranon Bulliqi: Nuk i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi,...

Zelensky te mbreti Charles, para takimit me liderët evropianë

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka pritur në...

E fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

Këtë të diele në Kuvendin e Kosovës do të...

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas fyerjes që i ka bërë Nasim Haradinaj ambasadorit amerikan, Greg Delawie të cilin e quajti palaço. Kryeministri thotë se fyerja e Nasim Haradinajt është në kundërshtim të plotë me etikën e diskursit publik dhe se distancohen nga shprehjet e tilla.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës ,

Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë” shkruan Ramush Haradinaj në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz