back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleKryetari i komunës shkarkon drejtoreshën që nuk shkoj asnjëherë në punë (Dokument)

Kryetari i komunës shkarkon drejtoreshën që nuk shkoj asnjëherë në punë (Dokument)

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vetëm një javë pas pranimit zyrtar të detyrës saktësisht më 27 dhjetor 2017, emëroj drejtorët komunal të Drejtorive dhe Administratës.

Nga 12 drejtori sa ka komuna e Vushtrrisë, Tahiri emëroj vetëm dy gra në pozita udhëheqëse. Saranda Cakaj u emëruar drejtoreshë e Prokurimit ndërsa Lumturije Mehmeti, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Xhafer Tahiri të premten më 12.01.2018 mori vendim për anulimin e vendimit 02nr 1446/17 dt. 27.12.2017 për emërimin e Lumturije Mehmetit, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në vendimin thuhet se arsyetimi i këtij anulimi është mos paraqitja e Mehmetit në vendin e punës.

“E lartëcekura nuk është paraqitur në vendin e punës deri në ditën kur po merret ky vendim dhe nuk ka arsyetuar mosparaqitjen në punë”, thuhet në vendimin e Tahirit.

Portali “Infokusi.com” ka kontaktuar me Xhafer Tahiri i cili ka dhënë arsyetimin e shkarkimit dhe mos prezencës në punë të Mehmetit.

Tahiri ka thënë se arsyeja e mos prezencës ne vendin e punës dhe njëkohësisht arsyeja e shkarkimit të saj ka qenë qëndrimi i saj jashtë Kosovës.

Tahiri me emërimin e drejtorëve të Drejtorive të komunës së Vushtrrisë ka shkelur një nga premtimet e tij që ka bërë gjatë fushatës. Ai ka premtuar se në krye të drejtorive do të ketë së paku 5 gra, por emëroj vetëm dy e me shkarkimin e njërës ky numër rrezikon të bie në vetëm një drejtorësh.

10 drejtoritë tjera të kësaj komune udhëheqen nga meshkuj, Afrim Namani udhëheq Drejtorinë e Arsimit, Lutfi Gerguri udhëheq Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Berat Sadriu udhëheq Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Adnan Lahu Drejtorinë për Kadastër dhe Pronë, Mehmet Selaci Drejtorinë për Administratë, Miran Halili Drejtorinë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sadat Rashica Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Sylejman Meholli Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Berat Asllani Drejtorinë e Drejtorisë për Inspektime dhe Bajrush Kosumi udhëheq Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz