Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur sonte para aktivistëve dhe anëtarësisë së Drenasit platformën e tij për udhëheqjen e këtij subjekti politik.
Kurti ka folur rreth organizimit të ri në këtë parti, dhe programit të kësaj partie e cila ka edhe programin më të përshtatshëm ekonomik.
Ai gjithashtu ka thënë se është për kultivimi të një kulture për diskutim të hapur ku ka kritikë e vet kritikë.
Në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shpërndar disa fotografi gjatë takimit me antarësinë e partisë dhe qytetarë të pranishëm në sallë./Drenicapress.info/


\



