BallinaLajmeKjo është arma me të cilën u vra Ivanoviq

Kjo është arma me të cilën u vra Ivanoviq

Të ngjajshme

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Në raportin fillestar të autopsisë së Oliver Ivanoviqit, bëhet e ditur se ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga mjekët e Institulit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.

“Ka gjashtë, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.

Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij.

E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz