BallinaLajmeMazllom Smajli, doktori që e ktheu certifikatën e veteranit: U keqpërdor dhe...

Mazllom Smajli, doktori që e ktheu certifikatën e veteranit: U keqpërdor dhe u shkel gjaku i dëshmorëve

Të ngjajshme

Ndonëse dita kur e mori certifikatën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte njëra nga ditët më të lumtura të jetës së tij, për shkak të kontributit në luftën e fundit, doktori nga Peja, Mazllom Smajli, ka vendosur që ta kthej prapa këtë status.

Ai në një letër të dërguar kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL)-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar për arsyet se pse ai e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Aty thuhet se keqpërdorimet, njollosja e statusit, manipulime me fakte, janë prej arsyeve kryesore që e kanë shtyrë ta marrë këtë vendim, të cilin e cilëson si shumë të vështirë.

Ai më tutje ka shkruar se kohëve të fundit jemi dëshmitar se shumë individ janë infiltruar në OVL  dhe kanë fituar statusin e veteranit. Të luftës.

“I indinjuar me këto raste të cilat sa vinë e shtohen çdo ditë unë kam vendosur t’i mbrojë këto vlera. Pakënaqësitë e shumta në popull ma kanë forcuar bindjen dhe vendimin tim për distancim”, ka shkruar ndër të tjera Smajli.

Ai për distanciminin nga statusi i veteranit, ka numëruar arsyet rreth këtij vendimi:

Degradim i vazhdueshëm i emrit të veteranit të luftës
Njollosja e statusit të veteranit të luftës
Pakënaqësitë e mëdha të shkaktuara nga pseudo – veteranët e luftës
Shfrytëzimi i statusit të veteranit të luftës për interesa personale
Kujdestari në përvetësimin e kontributeve të të tjerëve
Manipulimi me të vërtetën ne formë të shkruar

Mazllom Smajli, doktori pejan që e ktheu certifikatën e veteranit: U keqpërdor dhe u shkel gjaku i dëshmorëve

Ai thotë se sot më keqardhje dhe zemërthyer marrë këtë vendim të largimit nga OVL. Ky veprim bëhet me qëllim ë mbrojtjes së veteranit të luftës nga degradimi,njollosja, pakënaqësia, shfrytëzimi, përvetësimi dhe manipulimi me vlerat e luftës. Ky veprim mund të ndryshojë vetëm atëherë kur listat e veteranëve të pastrohen.

“Z. Gucati, duke besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe në organizatën e OVL, unë  mbes me shpresë se ju dhe OVL do të reflektoni nga këto pakënaqësi”, përfundon letra e doktorit pejan, Mr. Sci, dr, Mazllom Smajli. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz