BallinaRegjionaleMitrovicëPamje të rralla: Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit

Pamje të rralla: Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit

Të ngjajshme

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën 100 të vdekur

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi...

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015’ën, shihet se si Oliver Ivanoviq ia puthë dorën vajzës së politikanit të njohur kosovar, tani të ndjerit Bajram Rexhepi. Ky takim në mes tyre kishte ndodhur pas luftës së Kosovës.

Atëkohë, të dy liderë të Mitrovicës, njëri i veriut dhe tjetri i jugut u takuan në një manifestim të KFOR’it. KFOR’i marokenë në Kosovë atëkohë festonte përvjetorin e parë të udhëheqjes nga mbreti i tyre, Mohammedi i gjashtë.

Lideri serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, sot i vrarë para selisë së tij, dhe lideri shqiptar, Bajram Rexhepi u takuan në këtë ceremoni.

Bajram Rexhepi, tani i ndjerë, në atë ceremoni kishte marrë edhe vajzën e tij. Në këtë video arkiv, shihet se si Oliver Ivanoviq ia puthte dorën vajzës së vogël të Rexhepit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij. Atentati dyshohet se u krye nga një veturë e tipit “Opel Astra” e cila më vonë u gjet e djegur në Zveçan. Ivanoviq, u vra me katër plumba, ndërsa kryesit e kësaj vepre ende nuk janë kapur nga policia./Express/

Shikoni pamjet:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz