BallinaLajmeKy ministër shpërthen në lot për vdekjen e Ivanoviqit

Ky ministër shpërthen në lot për vdekjen e Ivanoviqit

Të ngjajshme

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Ministri serb i Tregtisë dhe Turizmit Rasim Ljajiq, duke folur para kamerës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nuk ka mundur t’i ndalë lotët, transmeton Gazeta Express.

“Del se ishte më i sigurt në burg, sesa në liri”, deklaroi Ljajiqi për Radio Televizionin e Serbisë, duke shtuar se “për shkak të maturisë së tij, (Ivanoviqi) s’ka qenë i mirë as për serbët as për shqiptarët”.

E vetmja gjë me rëndësi tani, sipas ministrit, është të zbulohet se kush qëndron prapa vrasjes, “nëse fare diçka është me rëndësi më”.

“Ishte cak i sulmeve dhe kritikave nga të gjitha anët. Kam biseduar me të për këtë. Ai e kuptonte këtë realitet dhe tentonte ta ndryshojë në mënyrë demokratike dhe ky është dallimi kryesor mes tij dhe të tjerëve. Ishte pengesë për të gjithë”, ka thënë Ljajiq.

Ai, siç transmeton Expressi, ka shtuar se shumë miq që kanë komunikuar me Ivanoviqin kohët e fundit e kanë vërejtur se ai  dukej shumë i brengosur.

I pyetur se a beson se kjo vrasje do të zbardhet, Ljajiq ka thënë se sinqerisht nuk beson se kjo do të ndodhë ndonjëherë.

“Sa herë i kam thënë që të largohet nga Mitrovica”, ka thënë ministri.

Shpërthen në lot për Ivanoviqin ministri serb: Ishte më i sigurt në burg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz