back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutKjo është vetura nga e cila dyshohet se dorasit kryen vrasjen e...

Kjo është vetura nga e cila dyshohet se dorasit kryen vrasjen e Ivanoviqit

Të ngjajshme

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për...

Itali: Sulmohet me gurë një autobus, vdes shoferi

Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte...

Maloku: LDK-ja ka shtruar terrenin për një koalicion të mundshëm me VV-në

Analisti politik Albinot Maloku, ka folur për zhvillimet e...

Deri më tani, njëra nga provat se si dhe me çka është kryer vrasja ndaj Oliver Ivanovicit, është edhe vetura e djegur e cila dyshohet të jetë e lidhur me vrasjen.

Për këtë edhe më herët ka treguar Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ku thotë se rreth orës 09:15 min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “OpelAstra”.

E njëjta sipas Policissë, është pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Gazetarë të Expressit aktualisht janë në veri të Mitrovicës për të parë nga afër se si po zhvillohen hetimet dhe gjithë ngjarja pas vrasjes së Ivanoviqit.

Ky i fundit u vra në orët e hershme të mëngjesit të sotëm me pesë plumba. Akt ky që është kryer me një armë zhurmëmbytëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz