Pas lajmit për vdekjen e Oliver Ivanoviqit ka reaguar edhe lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel.
Sheshel ka mbetur i befasuar nga lajmi për vrasjen e Ivanoviqit në Kosovë.
“Unë jam shumë i tronditur dhe i befasuar nga lajmi. Ne duhet të presim të paktën indikacionet e para dhe të hetojmë se kush janë vrasësit. Politikisht ishim krejtësisht të ndryshëm, por ky është një lajm i tmerrshëm”, tha Sheshel për “Kurir”.
Kujtojmë se lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është qëlluar mëngjesin e së martës me armë zjarri para zyrës së tij.
Sipas medieve serbe, Ivanoviq është qëlluar me tre plumba dhe si shkak i lëndimeve të marra ka vdekur rrugës për spital. /Gazeta Express/
