back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeShpend Ahmetin e çon Baba me kerr në mbledhjen e VV'së

Shpend Ahmetin e çon Baba me kerr në mbledhjen e VV’së

Të ngjajshme

Në selinë e Vetëvendosjes janë duke u mbledhur Kryesia e partisë si dhe Grupi Parlamentar për diskutimin përfundimtar rreth fatit të partisë pas përçarjeve të fundit. Në këtë mbledhje kanë shkuar pothuajse të gjithë protagonistët e zhvillimeve të fundit në parti. Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte shkaruja e Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit me të njëjtën veturë.

Vetëvendosje sot mban mbledhjen e partisë, ku marrin pjesë ata që kanë mbetur , por edhe ata që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë.

Në selinë e VV’së tashmë kanë arritur Dardan Miolliqaj, Visar Ymeri e Shqipe Pantina së bashku, raporton Gazeta Express.

Nga ana tjetër, ka arritur edhe Albin Kurti, i cili gjendej në të njëjtën veturë me Shpend ahmetin. Ky i fundit akoma nuk është pozicionuar nga njëri apo tjetri krah i partisë.

Në këtë mbledhje pritet që përfundimisht të vendoset e ardhmja e partisë, tejkalimi i krizës së brendshme ose ndarja e plotë e saj. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz