BallinaRegjionaleDrenasNis gjysmë vjetori i dytë, Lladrovci viziton shkollat (FOTO)

Nis gjysmë vjetori i dytë, Lladrovci viziton shkollat (FOTO)

Të ngjajshme

Zyrtare: Carlo Ancelotti vazhdon kontratën me Brazilin

Carlo Ancelotti edhe zyratrisht ka vazhduar kontartën me kombëtaren...

Manuel Neuer rikthehet në kombëtaren e Gjermanisë, ftohet për Kupën e Botës

Manuel Neuer mund të kthehet në kombëtaren gjermane dhe...

Michelle Obama shfaqet në Beverly Hills me vajzat, përflitet për peshën e saj

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama,...

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar disa institucione arsimore ne Komunën e Drenasit me ç’rast edhe ka uruar prindërit, arsimtarët dhe nxënësit për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi i Komunës për arsimin do të jetë i vazhdueshëm dhe prioritet i qeverisjes lokale.

Më poshtë mund të gjeni urimin e kryetarit Lladrovci me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2017-2018:

Të gjithë prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve të komunës së Drenasit, ua uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë, me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi ynë për arsimin të jetë i vazhdueshëm dhe do të jetë prioritet i qeverisjes tonë lokale.
Ftoj të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe prindërit, të tregojnë vullnet dhe gatishmëri që rezultatet e testit të PISA-s të jenë sa më të mira.
Testi le të jetë dëshmi e punës dhe përkushtimit tuaj por edhe pasqyrë e punës tonë, angazhimit të gjithanshëm e të përbashkët që duhet të dëshmohet nëpërmjet performancës.
Prindër, mësues, arsimtarë, profesorë e nxënës, gëzuar dhe urime në këtë fillim vit, në mësimdhënie dhe mësim zënie! Gëzuar me fjalën e urtë të Naimit:
Vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerë!

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz