BallinaLajmeEdhe logo tjetër për 10 vjetorin e pavarësisë, del të jetë e...

Edhe logo tjetër për 10 vjetorin e pavarësisë, del të jetë e vjedhur? (FOTO)

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Për shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës janë bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet është edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorët nëpër dokumente, festime, dekorata, etj.

Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.

Mirëpo, po del që edhe logoja e re është afër plagjiatit ose e tëra plagjiat.

Kjo logo i ngjan asaj të Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në kongresin tematik të BDI-së të mbajt para gati tri vjetësh në Shkup ishte përdorur kjo logo që i ngjan shumë në koncept dhe realizim logos zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ngjashmëria është vërejtur nga Besnik Kada, i cili i ka postuar të dyja logot në llogarinë e tij në Facebook.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz