back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeSa para më shumë do t’i marrin shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësorë...

Sa para më shumë do t’i marrin shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësorë me rritjen e pagës

Të ngjajshme

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë.

Kjo rritje prej 4 për qind, kthyer në vlerë monetare është 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë.

Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017.

Me vendimin e miratuar në mbledhje të Qeverisë së Kosovës janë ndarë mjete financiare në shumë prej 54,850,00 (pesëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro, për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin multikulturor “Flaka e Janarit” 2018, në Komunën e Gjilanit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:

Izedin Bytyqi-MPMS,
Hysnije Maloku- MF,
Rexhep Bllaca-MTI,
Veton Alihajdari-MASHT,
Veton Firzi-MKRS,
Lah Nitaj-Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Avni Ajdini -BSPK,
Safet Gerxhaliu-OEK,
Sazan Ibrahimi-Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë.

Është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Zonat Kadastrale Nikaj dhe Soponicë, Komuna e Kaçanikut dhe Zona Kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit.

Është miratuar edhe vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale” sh.a Mitrovicë, me 100% pronare të aksioneve nga KK Mitrovicë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz