Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Albin Kurtit për të cilën ata thonë se e ka dhënë në Prizren gjatë vizitës kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.
Deklarata është një poezi në vete dhe një mesazh për të larguarit nga Vetëvendosje.
“Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë; Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme”, citohet të ketë thënë Kurti.
Deklarata e plotë, pa ndërhyrje, siç është shpërndarë në Facebook:
Më shani mua sa të iu dëshirojë zemra e sa të iu thotë mendja ..! Ua kam falur!
Por kurrë nuk ua fal;
Nëse ma shani Vetëvendosjen!
Nëse ma shani Republikën e Kosovës!
Nëse ma shani kombin, flamurin e Shqipnin!
Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë;
Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme!
ALBIN KURTI
11.01.2018
Prizren

