BallinaOpinioneLibri “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l”, i autorit Hamdi V....

Libri “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l”, i autorit Hamdi V. Thaqi nuk e pasqyron realitetin

Shkruan: : Albert Bucolli Ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”

Libri “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l”, i Autorit Hamdi V. Thaqi nuk e pasqyron realitetin. Libri “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l”, ka shumë pasaktësi, mungojnë shumë aksione, disa aksione i atribuohen njerëzve që fare nuk kanë qenë pjesëmarrës ndërsa protagonistët (tashmë dëshmorë) nuk përmenden fare, mungojnë shumë ushtarë e shumë e shumë pasaktësi të tjera që e shtrembërojnë historinë e vërtet të luftës së shenjtë të UÇK- në zonën e Drenicës.

Prandaj, është më se e domosdoshme që ky libër sa më parë të tërhiqet nga shitja me qëllim të përmirësimit të gabimeve të shumta si; Nuk janë përfshirë shumë ushtarë, në vijën e frontit në vend të Ibrahim Mehani figuron Ibrahim Berisha i cili as nuk ka qenë pjesëmarrës në luftë, aksionet e të madhit Bejt Rexhepi, (tashmë dëshmor) i janë atribuuar të tjerëve ndërsa I ndjeri nuk përmendet fare, pastaj ne faqe 115 në luftën që Beqir Rexhepi nga Qirezi e ka bërë i vetëm shkruhet se ka luftu edhe me disa djem që realisht këta djem janë vrarë me civil, edhe të dhënat e familjes Rexhepi e shumë e shumë gabime të tjera që e shtrembërojnë në masë të madhe historinë e luftës së lavdishme te UÇK-së.

Edhe Ushtar edhe Donator edhe Kërkun hiq!

Në ditët e sotme, në shtetin tonë të lirë e demokratik, fatkeqësisht disa individ si puna e autorit të librit “Drenica Djep i UÇK-së, z. Hamdi V. Thaqi, po marrin lirinë edhe të shkruajnë libra historie. madje, historinë e luftës së fundit në Kosovë, të udhëhequr nga Ushtria e Lavdishme e UÇK-së e kanë kthyer në histori fontanë dëshirash ku autori me disa Komandantë i japin të drejtë vetës të shkruajnë historinë ashtu si u shkon për shtati, aq larg shkojnë sa që tentojnë që përmes këtyre librave të largojnë nga historia aksione të lavdishme si dhe në tërë këtë libër nuk kanë gjetur vend të paktën ti përmendin shumë ushtarë.

Prandaj, për hir të së vërtetës dhe me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik jam i obliguar të kërkojë sqarime nga autori dhe komandantët që kontribuuan në këtë libër.

Unë, Albert Bucolli si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, fillimisht kërkoj shpjegim nga Komandantët dhe nga vetë Autori i Librit të më njoftojnë, pse unë dhe shumë bashkëluftëtarë nuk figurojmë askund në këtë libër as edhe si ushtar të thjeshtë.

Pastaj, kërkoj nga të lartë përmendurit që sa më parë të dalin me një shpjegim publik ( kërkim falje ) ndaj meje dhe ushtarëve të tjerë që na keni Lënduar me këtë gjest të ulët që keni bërë më tentimin për të na mohuar të qenit ushtarë të UÇK-së. Përndryshe, do na detyroni që për të vërtetën e Brigadës 114 “Fehmi Lldrovci” të njoftojmë opinionin e gjerë publik përmes mediave dhe atë në disa vazhdime si?

Kush ishin Ushtarët e vërtetë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”?

Ku dhe kush morri pjesë në aksionet që nuk i keni përmendur askund në këtë libër?

Kush ishin Dezertorët që lanë luftën e morën ikën për në Shqipëri?

Si mbetem vetëm 15 ushtar në Vasilev gjatë ofensivës së fundit, kurse të tjerët ikën në Berishë e Maqedoni?

Cilët ishin profiterët e Luftës gjatë dhe pas lufte? e shumë e shumë të tjera.

Për ju komandantë dhe ju autor I librit kamë shumë pyetje për shumë të pa thëna në libër, sidoqoftë, po I veçoj disa pyetje që do bënit mirë ti shpalosni vetë për opinionin sa më parë.  Kush ishte shoferi i parë i Gjemajl Bejtës dhe Milaim Berishës dhe dy bashkëpunëtorëve të tyre që formuan tërë zonën e Drenicës?  Kush i vendosi minat në rrugën Pokleku i ri, ku edhe ranë forcat Sërbe? për këtë aksion asokohe është transmetuar edhe në radion “Kosova e lirë” o Kush ishte në aksionin për nxjerrjen e bashkë luftëtarëve që mbetën të rrethuar nga forcat e armikut në Ballaqefc?

Kush i tërhoqi kufomat e Familjes Muleta nga dora e armikut dhe i varrosi? o Kush e varrosi ushtarin Nuhi Berisha I cili me ditë të tëra kishte mbetur i vrarë mbi dhe shumë afër forcave Serbe? o Kush organizojë depërtimin e Popullatës civile dhe sigurimin e rrugës gjatë largimit për në zona të qeta pa luftime?

Kush morri aksionin tek Pishat? � o Kush ishte në aksionin tek Rruga, Korrotic – Krivov?   Kush i stërviti ushtarët në poligon? e shumë e shumë aksione të tjera të cilat nuk janë evidentuar fare ne librin “Drenica Djep i UÇK-së, me autor, Hamdi V. Thaqi.

Së shpejti cikli i dytë i shkrimeve për të vërtetat si:  Martesa e Komandantit dhe Babllaku.

Autor: Albert Bucolli Ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”

Aktualishtë: Pronar i kompanisë “SGN-BAU BUCOLLI” me seli në Stutgart të Gjermanisë Bild könnte enthalten: 2 Personen Gefällt mir Weitere Reaktionen anzeigen Kommentieren Teilen

(Vërejtje: Shkrimet opinioniste, redaksia e portalit nuk merr përgjegjësi mbi temat e trajtuara)

Image result for drenica djep i lirisë

- Advertisement -