back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVendim i papritur i Vetëvendosjes!

Vendim i papritur i Vetëvendosjes!

Të ngjajshme

Arbenita tjetër thumb Feros? Kësaj radhe përmend edhe veten

Arbenita Ismajli ka zgjedhur humorin për të rikthyer vëmendjen...

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...
- Advertisement -

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Lëvisjes Vetëvendosje, e cila është planifikuar të mbahet nga ora 15:00 janë ftuar të marrin pjesë edhe të dorëhequrit e deritanishëm nga ky subjekt politik. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila po ashtu pohon ta ketë marrë ftesën për pjesëmarrje në këtë mbledhje rreth 4 muaj pasi që ishtë dorëhequr nga funksionet e saj në këtë parti.

“Unë kam marr ftesë për mbledhje e Kryesisë e cila do të mbahet sot në orën 15:00, dhe me aq sa jam r informuar, edhe anëtarët tjerë që janë dorëhequr kanë marrë ftesë. Une do ta rrespektoj vendimin e Kryesisë së Lëvizjes, pra do të jem e pranishme në mbledhjen e Kryesisë dhe bashkërisht do të bëjmë përpjekje në zgjidhjen e problemit në organet e Lēvizjes VETËVENDOSJE!. Duke pasur parasysh që Lëvizja është shpresa e vetme në vend, e kemi obligim përpjekjen për shkak të vendit, qytetarëve dhe aktivistëve”, tha Haxhiu.

Deputetja Haxhiu, ngjashëm sikurse ajo pret t’i përgjigjen ftesës edhe anëtarët tjerë që janë dorëhequr ditëve të fundit nga funksionet e tyre në Vetëvendosje.

“Në këtë drejtim, pres që edhe anëtarët tjerë t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese”, tha ajo duke shtuar se “problemet nuk rregullohen duke hequr dorë por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht.”Vetëvendosje ka disa javë që po përballet me dorëheqje të anëtarëve të saj.Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit. Në ditën kur kishte dhënë dorëheqje, kryetari i deritashëm i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte potencuar përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe, siç ishte shprehur ai, kishte bërë “të pamundurën për të ndikuar në ndaljen e tyre”.Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz