back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeShfuqizimi i Speciales do të bëhet me projektligj (VIDEO)

Shfuqizimi i Speciales do të bëhet me projektligj (VIDEO)

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

​Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin do të shkatërrohet

“Nëse Hamasi e thyen armëpushimin, ai do të shkatërrohet.”...

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për...

Itali: Sulmohet me gurë një autobus, vdes shoferi

Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte...

Vazhdojnë përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për të ndalur iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruiari O`Conell dhe ai i Francës, Didie Chabert, kanë qëndruar në Lëvizjen Vetëvendosje. Të dy ambasadorët kanë shprehur brengosjen e tyre të thellë për situatën e krijuar. E zyrtarët e Vetëvendosjes u ka thënë ambasadorëve se shfuqizimi i Speciales do të ndodhë përmes një projektligji të sponsorizuar nga Qeveria. Por, zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu, i ka thënë RTK-së se qeveria respekton nismën e deputetëve të Kuvendit për dhomat e specializuara.

Në kuadër të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht shteteve të Kuintit për të ndalur shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruiari O`Conell dhe ai i Francës, Dider Chabert kanë qëndruar në Lëvizjen Vetëvendosje ku janë pritur nga kandidati për kryetar Albin Kurti dhe anëtarë të kryesisë së kësaj lëvizjeje.

Nga një njoftim i Vetëvendosjes, bëhet e ditur se në këto takime u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Të dy ambasadorët, sipas njoftimit, shprehën brengosjen e tyre të thellë për këtë mundësi.

Ndërkohë, për sa i përket pozicionit të Vetëvendosjes për këtë çështje, në njoftim thuhet se Vetëvendosje konsideron se Gjykata Speciale shkakton dëme dhe padrejtësi për Kosovën. Megjithatë, iniciativën për shfuqizimin e saj, Vetëvendosje e sheh jo serioze dhe me mungesë sinqeriteti.

“Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vijë si projektlgj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Për më tepër, aty theksohet se kjo parti do të përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe do të marrë vendimin në kohën e duhur.

Përderisa Vetëvendosje thekson se kjo iniciativë për projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të vijë si projektligj nga Qeveria, zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu i ka thënë RTK-së përmes telefonit se nuk i komenton deklaratat e liderëve të partive për çështje të tilla. Ai ka thënë se qeveria respekton nismën e deputetëve të Kuvendit për dhomat e specializuara por sipas tij temat e tilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike

Ndërkohë që deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i ka thënë RTK-së përmes telefonit se Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet përmes ligjit, por përmes ndryshimeve kushtetuese. Sipas saj, presidenti Thaçi po tenton që të mashtrojë deputetët, ndërkohë që është shprehur se Vetëvendosje nuk do të bëhet pjesë e lojërave të Thaçit.

Nga ana tjetër, presidenti Hashim Thaçi në paraqitjet e tij publike ka mohuar që kjo ka qenë iniciativë e tij. Mirëpo sipas tij, iniciativa e deputetëve është e ligjshme dhe kushtetuese dhe çdo vendim që vjen nga ligjvënësit do ta nënshkruajë.

E derisa ende nuk dihet se cilët deputetë do të pozicionohen pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe cilët kundër, disa ambasadorë të Kuintit në Kosovë kanë paralajmëruar se gjatë gjithë këtij muaji nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë për të përcjellë zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz