back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaradinaj shpall zgjedhjet e përgjithshme

Haradinaj shpall zgjedhjet e përgjithshme

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Lideri i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas një viti të suksesshëm që kjo parti ka pasur në zgjedhjet e vitit të kaluar, sot ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e partisë.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

E kemi nisur një vit të ri me Aleancën, me të gjithë njerëzit e saj të mirë e të devotshëm, për vendin dhe të ardhmen e tij.

Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës. Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë.

Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë.

Urime zgjedhjet AAK!

Të Fundit

Sport

ShowBiz