back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeJavën e ardhshme, të dorëhequrit e VV-së tregojnë të ardhmen e tyre

Javën e ardhshme, të dorëhequrit e VV-së tregojnë të ardhmen e tyre

Të ngjajshme

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare...

​Arbër Ademi nga AKI: Në Çashkë shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka...

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Javën e ardhshme deputetët dhe anëtarët e dorëhequr nga funksionet në Lëvizjen Vetëvendosje, do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre.

Këtë e ka thënë për KTV-në, Visar Ymeri, i cili para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga kryetari dhe të gjitha funksionet në parti, raporton KTV.

Ai nuk ka dashur të flasë konkretisht për ofertën e Albin Kurtit që të dorëhequrit, duke nisur nga ish-kryetari Visar Ymeri, të kthehen në parti.

“Nuk dua të flas deri javën e ardhshme, atëherë do të kemi një qëndrim zyrtar për këtë çështje”, ka thënë Ymeri për KTV-në nëpërmjet telefonit.

Por më vonë ai ka shkruar një status të gjatë në Facebook ku bënë të ditur se takuar dy herë me deputetin Albin Kurti që nga lirimi i tij nga burgu. Thotë të kenë diskutuar për problemet e brendshme në VV.

Sipas Ymerit, Kurti nuk ka reflektuar dhe nuk ka shprehur keqardhje për, siç thotë ai, “krejt këtë fushatë linçimi e sharjesh, njëherë brenda organizatës e tash së fundi edhe në publik”.

Ai thotë se këto diskutime janë ballafaquar me një problem madhor e që është mungesa absolute e gatishmërisë së Albinit për ta pranuar gabimin e vet.

Ndërsa nuk është shumë optimist edhe për postimet e deklarimet publike për bisedime.

Ndërkohë, të dorëhequrit Dardan Sejdiu e Shqipe Pantina nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike për të treguar nëse do t’i rishqyrtojnë dorëheqjet e tyre.

Në një postim në Facebook, Albin Kurti ka kërkuar nga të dorëhequrit që të kthehen dhe që të vazhdojnë të punojnë bashkë duke premtuar se nuk do të hakmerret.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz