Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeHaradinaj ka një lajm të mirë për studentët

Haradinaj ka një lajm të mirë për studentët

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të studentëve bursistë të Universitetit të Prishtinës, të përfaqësuar nga studentët Drilon Berisha, Egzon Osmani, Donjeta Ahmeti dhe Arton Bunjaku.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ata shprehën shqetësimet e tyre përkitazi me zvogëlimin e bursave, për të cilat thanë se do të ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve të dalluar bursistë.

Kryeministri Haradinaj, e quajti të padrejtë këtë vendim të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, derisa i garantojë studentët që do të bëjë çdo gjë që është në kompetencën e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’ju ofrojë mbështetjen e duhur gjithë studentëve, duke theksuar se gjatë mandatit të tij, arsimi do të jetë prioritet për Qeverinë.

“Është i padrejtë vendimi për zvogëlimin e shumës së bursës. Ju garantoj se nuk do të ketë zvogëlim të bursave, përkundrazi bashkë me Ministrinë e Arsimit do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe format të tjera që kjo shumë të rritet”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në koordinim me ministrin e Arsimit, po ashtu kanë shprehur interesim që studentët e dalluar të kenë forma sa më të mira të stimulimit  nga ana e institucioneve përkatëse, duke thënë se do të rikthehet shuma e mëparshme e pagesës.

Gjatë takimit, kryeministri tha se si Qeveri e kemi obligim që të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, në mënyrë që arsimi në Kosovë të jetë jo vetëm prioritet, por të arrihen rezultate konkrete.

- Advertisement -

Të Fundit