BallinaLajme‘Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve dhe se ushtria nuk...

‘Serbët duhet ta kuptojnë, Kosova është e shqiptarëve dhe se ushtria nuk është kërcënim’

Të ngjajshme

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë...

Sllovakia shpall listën për përballjen ndaj Kosovës në play-off

Përfaqësuesja e Sllovakisë ka publikuar listën e futbollistëve të...

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se Kosova me gjenerata të tëra ka shumicën shqiptare e jo serbe, dhe se sipas tij, shumica e popullit shqiptar ka kërkuar dhe ka luftuar për pavarësi nga Serbia.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ambasadori Kyle Scott ka folur për Kosovën, themelimin e Ushtrisë dhe dialogun me Serbinë.

Ai është pyetur në lidhje me deklaratat e fundit se Amerika e ka “rrëmbyer” Kosovën dhe se cili është mendimi i tij për këtë.

Ambasadori Scott, ka thënë se, pajtohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili thotë se Serbia ka shumë mite për Kosovës, por që sipas tij, është e pamohueshme se Kosova është e shqiptarëve, shkruan Zëri.

“Përgjigja ime është se pajtohem me presidentin Vuçiq se në Serbi ka shumë mite lidhur me Kosovën. Nuk kontestohet se Kosova ka luajtur një rol të madh historik e kulturor në jetën e serbëve, por po ashtu nuk mund të kontestohet se Kosova me breza e breza ka popullatë shumicë shqiptare e jo serbe”.

“Mendoj se dialogu i brendshëm që e ka iniciuar Vuçiq për çështjen e Kosovës do të sjellë debat të hapëta për të dhe do të përpunojë opsione ashtu që marrëdhëniet të normalizohen në të ardhmen”.

“Natyrisht se do të jetë vështirë të arrihet te përgjigja e drejtë, por mendoj se ky dialog dhe ai në Bruksel duhet të japin kontributin e zgjidhjes dhe se udhëheqjet a Beogradit e të Prishtinës i presin vendime të vështira. Të vetmen zgjidhje stabile dhe afatgjatë do ta sjellin bisedimet dhe marrëveshja e drejtpërdrejtë ndërmjet serbëve e shqiptarëve përfshirë dhe dialogun Brukselit të cilën përkrahim”.

Ai u pyet nëse ushtria e Kosovës një kërcënim për stabilitetin e rajonit, por që një gjë të tillë ai e hodhi poshtë, duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk e kuptoj pse duhet të jetë kërcënim. Ushtria e Kosovës nuk është më një kërcënim se”, transmeton “Zeri.info”, deklaratën e ambasadorit Scott, i cili shtoi se edhe shtet e tjera të rajonit e kanë ushtrinë e saj, si për shembull Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz