BallinaShqiptareÇfarë po ndodh në qytetin që ka më së shumti gjela deti...

Çfarë po ndodh në qytetin që ka më së shumti gjela deti në Shqipëri

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Është mesdita e datës 31 dhjetor e ndërsa përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve pothuajse kanë përfunduar, rrugët e Peqinit vazhdojnë të jenë të mbushura me gjela deti, ndërsa fermerët e kësaj zone shpresojnë për një blerje të minutave të fundit.

Fermerët e Peqinit ankohen se ky është viti i parë që gjelat e tyre nuk shiten, ndonëse Peqini njihet si rritësi më i mirë dhe më cilësor i tyre. Ata thonë se për këtë kanë ndikuar lehtësirat e krijuara për importin e gjelave të detit nga Greqia, që jo vetëm ulën ndjeshëm çmimin, por e bllokuan tërësisht prodhimin vendas.

“Kam 180 kokë. Kam gjysmën në shtëpi, ndërsa ato që kam këtu nuk i kam shitur. Si do shkojë kjo punë, nuk e di. Çfarë kemi shitur me porosi, se këtu vetëm vijnë e pyesin për çmimin. Katastrofë e madhe sivjet sepse janë futur pulat nga Greqia. Malli jonë ka ngelur”, thonë fermerët.

Pothujse çdo familje në Peqin rrit minimumi 100 gjela deti çdo vit, ndërsa mijëra prej tyre këtë ndërrim motesh do të mbeten të pashitur. Gjeli i detit i Peqinit njihet për cilësinë e tij, pasi zona është e pasur me ullishte dhe gjelat rriten pa kimikate.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz