BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit: Drenori dhe askush tjetër s’ka të drejtë të manipulojë...

Komuna e Drenasit: Drenori dhe askush tjetër s’ka të drejtë të manipulojë me nxënësit

Të ngjajshme

Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka njohur deri tash Kosovën

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis...

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

 

Sipas komunës së Drenasit, asambleisti Xhavit Drenori, u ka ndarë dhurata për festën e fundviti nxënësve të klasës së parë (I) të SHFMU “Rilindja” në Dritan.

“Komuna e Drenasit ndjen për obligim të sqaroj për opinionin se më datën 27.12.2017 nga ora 11:00, Asambleisti Xhavit Drenori nga subjekti politik Vizioni për Drenasin, ka keqpërdorur nxënësit e klasës së parë (I) të SHFMU “Rilindja” në Dritan, i cili me këtë rast së bashku me kujdestarin e klasës dhe me lejen e Drejtorit të Shkollës, Rizah Hajdari, kanë organizuar takim me nxënës duke i sjellur në Sallën e Kuvendit në Drenas kinse për t’iu shpërndarë dhurata për festat e fundvitit”, ka njoftuar komuna.

Ky aktivitet i Drenorit sipas komunës bie ndesh me udhëzimet administrive.

“Veprimi i Asambleistit në fjalë bie ndesh me nenit 10 të Udhëzimit Administrativ 02/2016, ku përshkruhen qartë aktivitetet jashtë shkollore/jashtë mësimore, prandaj Drejtoria Komunale për Arsim në bazë të kompetencave që ka dhe zbatueshmërisë së ligjit, ruajtjes së personalitetit të fëmijëve dhe integritetit të tyre nuk do të lejoj të keqpërdoren dhe të manipulohen nxënësit tanë në asnjë mënyrë, e asesi për qëllime politike, prandaj ndaj punëtorëve arsimor do të merren masa disiplinore”, thuhet në njoftimin e komunës./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz