BallinaRegjionaleMitrovicëLajm i mirë për konsumatorët e ujësjellësit të Mitrovicës

Lajm i mirë për konsumatorët e ujësjellësit të Mitrovicës

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

E drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt, të 22-tën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar projektligje, rregullore dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar shumë cështje n mesin e tyre dhe ajo e ujësjellësit të Mitrovicës.

Kabineti qeveritar pasi u informua edhe për gjendjen financiare të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe mori vendim për ofrimin e ndihmës financiare për këtë kompani, raporton Drenicapress.info.

Drenicapress merr vesh se mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës, thonë udhëheqës të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, sipas të cilëve,nëse nuk ndërmerren masa, rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit nga kjo kompani.

Kompania Rajonale, Ujësjellësi “Mitrovica”, gjendet në Shipol. Ajo është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Zveçanit./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz