BallinaLajmeShpend Ahmeti emëron 5 drejtorë

Shpend Ahmeti emëron 5 drejtorë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë emërimin e pesë drejtorëve dhe shefit të kabinetit.

Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vinë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë mandatar ende.

Në mesin këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi. Këta janë emrat e drejtorëve të emëruar:

Muhedin Nushi –Drejtor i Administratës, Nora Kelmendi –Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ardian Olluri – Urbanizëm, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar.Diellza Kelmendi e cila ka qene në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit.

Para disa jave në opinion është zbuluar se Vetëvendosje ka përçarje dhe mospajtime të thella brenda subjektit, dhe si rrjedhojë e kësaj partia është pozicionuar në dy kampe.

Ish-drejtori i Prishtinës, Hysen Durmishi është pozicionuar krahun e Albin Kurtit, derisa sipas analistëve, tresha e fuqishme, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj e Visar Imeri janë pozicionuar në krahun tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz